Erdogani zbulon planin kombëtar për Inteligjencën Artificiale

14 qershor 2026 | 14:31

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka njoftuar Planin e ri të Veprimit për Inteligjencën Artificiale (Al) të vendit.

Turqia do të mobilizojë të paktën 10 miliardë dollarë investime, kryesisht nga sektori privat, për qendrat e të dhënave kompjuterike “cloud” dhe infrastrukturën e Al, ka njoftuar Erdogani.

Duke folur në Samitin e Inteligjencës Artificiale të Turqisë në Stamboll, Erdogani ka deklaruar se vendi synon të rrisë kapacitetin e instaluar të qendrave të të dhënave në të paktën 1 gigavat deri në vitin 2030.

Ai ka njoftuar se të paktën 2 për qind e programeve të investimeve publike do të ndahen për projektet e Al.

Presidenti turk gjithashtu ka zbuluar planet për të vënë në dispozicion të qytetarëve të paktën 2 000 grupe të dhënash publike përmes Bibliotekës Kombëtare të të Dhënave, duke përfshirë të dhëna nga sektorë si shëndetësia, bujqësia, mbrojtja dhe tregtia elektronike.

Sipas planit të ri të veprimit, Turqia do të trajnojë 10 000 specialistë të avancuar të Al dhe 100 000 profesionistë të aplikacioneve të Al.

Presidenti Erdogan, gjithashtu ka thënë se në të gjitha 81 provincat do të nisin punëtori për njohuritë mbi Al, me synimin për të trajnuar 5 milionë qytetarë brenda dy viteve.

“Do të nisim Programin Kombëtar për Njohuritë mbi Inteligjencën Artificiale për të siguruar që njerëzit e të gjitha moshave ta kuptojnë saktë Al dhe ta përdorin atë në mënyrë të sigurt”, ka thënë Erdogani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të diel në…