Erërat dhe stuhitë e borës ndërpresin energjinë elektrike dhe trafikun në disa pjesë të Ballkanit

05 shkurt 2023 | 14:27

Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugët dhe lanë më shumë se 25 mijë familje në Serbi pa energji të dielën, ndërsa pemët e rrëzuara kanë ndërprerë trafikun në Kroaci dhe Malin e Zi.

Në Kroaci, një alarm i kuq është shpallur për rajonet përgjatë bregdetit të Adriatikut për shkak të erërave veriore që vlerësohen të arrijnë 130 kilometra në orë, raporton “Reuters”.

Autoritetet në qytetin bregdetar të Budvës të Malit të Zi kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë brenda pasi era e fortë të shtunën ka shkatërruar një çati shkolle,ka  rrëzuar pemë dhe shtylla llambash, ka fundosur një varkë turistike dhe ka ndërprerë trafikun përgjatë bregdetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun…