Erërat e fuqishme në Pejë shkaktojnë dëme të mëdha (Foto)

06 shkurt 2020 | 10:42

Pejanët mesnatën e së enjtes e kaluan duke u përballur me erërat e forta, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të mëdha materiale.

Saktësisht në lagjen “Puhovë”, në rrugën “Lekë Dukagjini”, janë vërejtur vetura të dëmtuara rëndë, çati e objekte të shkatërruara, shtylla elektrike të rrëzuara, si pasojë e motit të ligë.

Poashtu është  vërejtur që edhe një autobus që sipas banorëve që ishin dëshmitarë të kësaj furtune, është lëvizur tërësisht nga vendi nga ku dhe ishte parkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Komunës së Dragashit dhe Istogut, sot nuk do të…