
Erikseni mund të mbetet te Brentfordi
12 qershor 2022
| 13:57
Christian Eriksen mund të qëndrojë te Brentfordi.
Erikseni ka kontratë me Brentford deri në qershor të këtij viti, por mund të nënshkruajë kontratë të re.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Angli, ai mund të vazhdojë sërish te ekipi i tij.
Brentford dëshirojnë ta mbajnë në ekip danezin, andaj i kanë ofruar kontratë të re mesfushorit.
Për të janë interesuar edhe klubet të tjera angleze, në mesin e tyre edhe ish-ekipi i Eriksen, Tottenham.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i danezit në lidhje me të ardhmen e tij.