
Erikseni prezantohet te Unitedi
15 korrik 2022
| 16:33
Skuadra e Manchester United e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit danez Christian Eriksen.
Ish-anëtari anëtari i Interit ka kaluar te United si transfer i lirë pasi u largua nga Brentfordi, ndërsa ka nënshkruar kontratë me “Djajtë e kuq” deri në qershorin e vitit 2025.
“Manchester United është një klub i veçantë dhe mezi pres të filloj. Ten Hag është një trajner fantastik. Duke folur me të, jam edhe më i emocionuar për të ardhmen”, është shprehur Eriksen.
Christian Eriksen is a RED! ✍️🔴#MUFC || @ChrisEriksen8
— Manchester United (@ManUtd) July 15, 2022