Erion Veliaj viziton Besnik Tahirin, diskutojnë për zgjedhjet në Podujevë

26 gusht 2021 | 13:39

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vizituar sot kandidatin e AAK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Besnik Tahiri.

“Mëngjesin e nisa në ‘Centrum’, në kafe me mikun tim, krye bashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj”, ka shkruar Besnik Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka treguar se me Veliajn është njohur afër dy dekadave më parë, në Mbretërinë e Bashkuar.

“Tashmë, një dekadë bashkëpunim e kontribut i përbashkët në detyra e cilësi të ndryshme”, ka shkruar Tahiri.

“Në muhabet, ndamë ide e mendime, rreth disa projekteve që ka zbatuar Tirana si ato të estetikës urbane, projektet e gjelbërta, e deri tek ato specifike si Pazari i ri i Tiranës. E po ashtu, e informova lidhur me garën në Podujevë, por edhe rreth Platformës Zhvillimore për Podujevën 2025”, ka treguar Besnik Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në protestën…