Erjon Kastrati, MVP i xhiros së dytë në Ligën Unike

01 nëntor 2021 | 16:24

Xhiroja e dytë në Ligën Unike ka dhuruar ndeshje interesante në fundjavë. Derbi u zhvillua ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që përfundoi 93-92, pas dy vazhdimeve.

Basketbollisti më i mirë në parket ishte Erjon Kastrati i Yllit me 31 pikë, pesë kërcime, gjashtë asistime dhe tre topa të vjedhur, duke e pasur indeksin e ndeshjes 30. Kastrati është ndër lojtarët më të dalluar në skuadrën therandase, që është kampion i Kosovës, Ligës Unike dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare.

Teuta e Durrësit mundi Rahovecin 103-123, ku u dallua Cameron Satterwhite me 30 pikë, 9 kërcime, tri asistime dhe tre topa të vjedhur, duke pasur indeksin e ndeshjes 40, një shifër rekord për këtë edicion në Ligën Unike. Te skuadra durrsake u dallua edhe Tyler Peterson me 25 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime dhe një bllokadë.  Courtney Fells ishte edhe një herë i jashtëzakonshëm për Prizrenin 16, në fitoren ndaj Tiranës, duke kontribuar me 31 pikë, 11 kërcime, pesë asistime dhe topa të vjedhur, kurse indeksin e kishte 36.

Kamza Basket shënoi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Vllazninë e Shkodrës 82-72, ku u dallua Matthew Eldbrigde me 15 pikë, 10 kërcime, dy asistime, dy topa të vjedhur dhe tri bllokada.

Top 5-shja: Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit, Cameron Satterwhite i Teutës, Courtney Fells i Prizrenit 16, Matthew Eldbrigde i Kamza Basket dhe Tyler Peterson i Teutës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operatori i rrjetit të gazit në Bullgari “Bulgartransgaz” njoftoi se…