
Erling Haaland barazon rekordin historik të legjendës norvegjeze në Ligën Premier
22 shtator 2025
| 11:34
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen ndaj Arsenalit, në javën e pestë të Ligës Premier.
Ky gol ishte i 91-të në elitën e futbollit anglez, një shifër që e vendos atë krah legjendës norvegjeze, pra ish lojtarit të Manchester Unitedit Ole Gunnar Solskjaer.
Deri tani, Solskjaer mbante i vetëm rekordin si norvegjezi me më shumë gola në historinë e Ligës Premier.