
Ermal Fejzullahu kritikon kolegët e tij
24 korrik 2020
| 12:16
Këngëtari Ermal Fejzullahu ka kritikuar kolegët e tij që po ankohen për mungesë të të hollave gjatë pandemisë.
Në një intervistë me ‘Ora verore’, ai këto ankesa i ka quajtur veprim të turpshme.
“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, ka deklaruar ai.