Ermina Lekaj-Përlaskaj, identitet i fuqishëm i përfaqësimit shqiptar në Parlamentin e Kroacisë

11 qershor 2020 | 14:39

Prof. asoc. dr. Lulzim Zeneli

Zgjedhjet e datës 5 korrik për Parlamentin e Kroacisë janë një mundësi dhe shans e mirë, jo vetëm për të dëshmuar dhe konfirmuar vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kroacisë për më shumë prosperitet në të gjitha fushat, por për të artikuluar njëkohësisht edhe zërin e komuniteteve tjera që jetojnë në Kroaci.

Në mandatin e fundit në Kuvendin e Republikës së Kroacisë për herë të parë zëri i komunitetit shqiptar që jetojnë ne Kroaci në historinë e vet është përfaqësuar me integritet, dinjitet të plotë, profesionalizëm të pashoq nga zonja, Ermina Lekaj Përlaskaj, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin maksimal për të përfaqësuar denjësisht interesat e komunitetit shqiptar në Kroaci.

Puna, aktiviteti dhe përfaqësimi i saj, tashmë reflektohen me shumë projekte të suksesshme që janë të matshme dhe gjithsesi të dukshme. Ndërsa, sot kur jemi në muajin e fundit para zgjedhjeve, është më se e rëndësishme përkrahja e pakursyer për zonjën Përlaskaj dhe kandidaturën e saj për legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kroacisë me bindje dhe besim se angazhimi dhe puna e saj në mandatin e ri do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të vazhduar veprat e mira për komunitetin shqiptar në Kroaci por edhe për të gjithë qytetarët tjerë që jetojnë në këtë Republikë, dhe jo vetëm kaq, mandate i ri për deputeten Përlaskaj ka rendësi kapitale në funksion të fuqizimit të mëtejshëm të raporteve dhe lidhjeve ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Kosovës dhe Shqipërisë.

Komuniteti shqiptare në Kroaci ashtu si komunitetet tjera tashmë duhet ta kenë të qartë se mbështetja për zonjën Ermina Lekaj Perlaskaj, është adresë me e qëndrueshme, dhe jo vetëm për simbolikën e besimit në përfaqësim, por për më tepër për të garantuar, se zonja Përlaskaj ka dijen, vullnetin dhe guximin intelektual, e që janë tipare të përfaqësimit dinjitoz në funksion të vlerave qytetare dhe demokratike, prandaj zonja Lekaj-Përlaskaj është jo vetëm garancia më i mirë i përfaqësimit shqiptarë por edhe treguesi më i mirë i kulturës politike dhe kombëtare për të gjithë shqiptaret në Kroaci.

Mbështetja për zonjën Përlaskaj është mese e nevojshme për të fuqizuar komunitetin shqiptar dhe qytetarinë aktive të shqiptarëve në Kroaci duke e bërë komunitetin shqiptar edhe më aktiv dhe më pjesëmarrës në përfaqësim dhe vendimmarrje në Republikën e Kroacisë.

Një grua si zonja Përlaksaj ka nevojë për përkrahjen e të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Kroaci. Prandaj, derisa kanë mbetur edhe pak ditë nga dita e votimit, duhet që të gjithë t’i largojnë dyshimet dhe dilemat nëse ekzistojnë dhe të dalim masovikisht në votime dhe të mbështesim pa rezervë zonjën Ermina Lekaj-Përlaskaj për deputete në Parlamentin e Kroacisë.

Zonja Ermina Lekaj Përlaskaj është tashmë identitet i fuqishëm i përfaqësimit shqiptar në Parlamentin e Kroacisë.

(Lulzim Zeneli ka qenë deputet në tri mandate në Kuvendin e Republikës së Kosovës)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përkrahur propozimin e Qeverisë…