Ermonela Jaho në sheshin e Prishtinës solli atmosferë si në skenat më të mëdha botërore

09 qershor 2025 | 08:14

Minuta të tërë publiku në këmbë me duartrokitje frenetike nderoi sopranon shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, në përfundim të koncertit të saj në sheshin qendror të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ermonela Jaho në sheshin e Prishtinës solli atmosferë si në skenat më të mëdha botërore.

Ajo interpretoi e përcjellë nga Orkestra e Filharmonisë dhe Operës së Kosovës, nën dirigjimin e Jacopo Sipari Di Pescasseroli.

Jaho interpretoi disa prej arieve te njohura të operave të mjeshtërve si Puccini, Verdi dhe Cilea.

Ylli i skenës botërore, duke e përgëzuar orkestrën e Filharmonisë dhe Operës së Kosovës dhe duke i cilësuar si artistë të mrekullueshëm, edhe në fund të koncertit shtroi nevojën që Kosova një orë e më parë ta ketë Shtëpinë e Operës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, 26 vjet më parë, u nënshkrua marrëveshja ushtarako-teknike të…