
Ernest Ross, përforcimi i parë i huaj nga Grapelandi
11 korrik 2025
| 14:06
Skuadra e sapo inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës, Grapeland pasi ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci dhe me basketbollistin Kujtim Ujkani, ka realizuar edhe transferin e parë të huaj, Ernest Ross.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me transferimin e parë të huaj për këtë sezon. Ernest Ross, 208 cm i gjatë, luan në pozitën 4 dhe së fundmi ishte pjesë e Grambling State (NCAA1) Louisiana ShBA”, thuhet në njoftimin e klubit nga Rahoveci.