Eros Grezda komenton në foton e modeles së njohur, aludime për romancë mes tyre

27 gusht 2021 | 16:38

Pas ndarjes nga modelja Oriola Marashi, Eros Grezda është aluduar se është në lidhje tjetër. E fundit në optikën e mediave rozë është modelja spanjolle Nicole Bohorquez.

Futbollisti shqiptar i ka komentuar bukuroshes e kjo e fundit i ka kthyer komentin. Prej këtij fakti kanë nisur aludimet se mes dyshes mund të ketë diçka.

Në njërën prej fotografive të saja, futbollisti i klubit hungarez, Zalaegerszegi, e ka shkruar simbolet e zjarrit dhe zemrës. Ndërsa në një postim tjetër i ka komentuar në spanjisht “sa e bukur”.

Ndërkaq, bukuroshja ia ka kthyer komentin në të dyja rastet, në njërin prej të cilëve ka shkruar ‘Bebe’ që i referohet një personi të afërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri…