Ervin Shabani i PDK-së prezantoi programin qeverisës para banorëve të Ponoshecit, Batushës dhe Dobroshit

28 shtator 2025 | 00:58

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, z.Ervin Shabani, dhe kandidatët për Kuvend Komunal – z.Sejdi Rama në Botushë, z. Kujtim Dula në Ponoshec dhe z.Leonard Sadrija në Dobrosh si dhe me strukturat e Degës, takuan banorët e këtyre fshatrave për të dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e tyre të përditshme.

Në këto takime, u theksuan si prioritete çështje jetike si ujërat e zeza, ndriçimi publik, trotuaret, penda dhe kanalet e ujitjes.

Programi i Partisë Demokratike ofron zgjidhje konkrete, të qëndrueshme dhe të realizueshme për secilën prej këtyre sfidave, me qëllim që t’u sigurojmë banorëve kushte më të mira dhe një të ardhme më të zhvilluar.

Të bashkuar për fitoren e madhe të Partisë Demokratike!

#maMirëpërGjakovën

#PDK191

#ErvinShabani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dashur bashkatdhetarë, Ju që keni sakrifikuar, punuar dhe kontribuar…