Escobar: ShBA-ja e dëshiron Ballkanin Perëndimor në BE
Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se SHBA-ja e dëshiron Ballkanin Perëndimor në BE.
Në tryezën online e organizuar nga European Policy Centre, Escobar ka deklaruar se qasja e administratës amerikane ndaj rajonit nuk ka ndryshuar dhe kjo është integrimi evropian i këtyre vendeve. “Administrata e re do te fokusohet shumë në mesazhin që rajoni duhet të jetë pjesë e BE-së, të bëjë reformat e nevojshme për këtë. Ne shohim mundësi të jashtëzakonshme ekonomike të rajonit”, ka deklaruar Escobar, duke shtuar se do të mbështet integrimin evropian të këtyre shteteve.
“Ne do të mbështesim përpjekjet e dialogut të BE-së për Serbinë dhe Kosovën për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta dhe pastaj për të hyrë së bashku në BE”, është shprehur Escobar.



