
Escobar: Ujdia e Ohrit na mundëson ta nisim fushatën e njohjeve globale për Kosovën
I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobarm ka thënë se është aspirata e Shteteve të Bashkuara që Kosova të jetë anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian, si dhe të ketë ulëse në OKB.
Para Kongresit Amerikan, ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit ofron mundësi të madhe që me Qeverinë e Kosovës të fillojnë fushatën e njohjeve në nivel global.
Por, ai ka theksuar se shtetet duan të shohin vullnetin e Kosovës në përmbushjen e pjesës së vet të marrëveshjes, duke theksuare këtu formimin e Asociacionit.
Escobar ka thënë se e kanë inkurajuar Qeverinë e Kosovës që ta vazhdojë këtë me mbështetje amerikane duke siguruar që një asociacion i tillë nuk shkel Kushtetutën.
“Marrëveshja e Ohrit na jep neve mundësinë në të madhe në 15 vitet e fundit me Qeverinë e Kosovës që të fillojmë jo vetëm një fushatë të njohjeve rajonale evropiane, por edhe globale. Tani, çfarë duan të shohin këto shtete, duan të shohin vullnetin e mirë nga Kosova që të përmbushë pjesën e vet të marrëveshjes, që është Asociacioni i komunave më shumicë serbe. Një prej arsyeve që e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë këtë me mbështetje amerikane, në një mënyrë që siguron që ky asociacion të mos shkel Kushtetutën, strukturën juridike apo funksionalitetin e shtetit, që të ecim këtë vit me fushatën e njohjeve. Deri më sot ende nuk e kemi arritur këtë përafrim nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Escobar.
Tutje, Escobar ka thënë se nuk po shohin vullnet të asnjëra palë sa i përket implementimin të marrëveshjes.
Ai ka thënë se secila palë duhet të përcaktojë mënyrën dhe rrugën se si do t’i përmbushë obligimet.
“Nuk shoh vullnet të mirë në asnjërën palë për të implementuar marrëveshjen në fakt, jemi përpjekur në të dyja palët që të bëjmë shtyje dhe në ndërkohë ajo që kemi parë është tensione që po eskalohen dhe pastaj tregimin me gisht. Qëndrimi ynë është që marrëveshja është drejtpërdrejt e zbatueshme pas dakordimit, pra secila palë duhet të përcaktojnë mënyrën rrugën sesi do t’i përmbushin detyrimet e tyre. Serbia duhet të marr vendimet për njohjen e simboleve shtetërore dhe të tjera elemente, dhe nga ana e Kosovës është kërkuar menjëherë veprime në draft statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, deri më sot nuk e kemi parë asnjërën palë që lëvizë në këtë drejtim”, ka thënë Escobar.