Është detyrë e BE-së ta bëjë të mundur njohjen e Kosovës nga Serbia

18 prill 2021 | 14:17

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka vetëm një opsion përpara dhe ai sipas tij është që ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

Në këtë kontekst, Hoxhaj ka thënë se është detyrë e Bashkimit Evropian (BE) ta bëjë të mundur sa më shpejt njohjen reciproke në mes të Kosovës e Serbisë dhe të sigurojë ulëse për Kosovën në OKB.

“Serbia ka vetëm një opsion dhe ai është ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, ose të mbetet në mesin e viteve të 90-ta, ashtu siç është tani, me Vuciqin dhe Daçiqin. Është detyrë e Bashkimit Evropian ta bëjë të mundur këtë pa u vonuar, pa dialog teknik, por vetëm me njohje reciproke dhe me ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nuk ka tjetër zgjidhje”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka folur për kalimet e…