
Është koha të jemi sa më njerëzorë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit. Abdixhiku ka thënë se për shkak të krizës së pandemisë tani është koha të jemi afër atyre që kanë nevojë. “Tani është koha të jemi afër atyre më në nevojë. Ka e do të ketë mjaft të tillë, veçanërisht tani në këtë krizë. T’u qëndrojmë në krahë. Të ndajmë, të kujdesemi, të tolerojmë e të durojmë. Të jemi sa më njerëzorë. Të japim më të mirën e vetes”.
Urimi i plotë:
Besimtarë të dashur, me fat Bajrami. Në veçanti ju që agjëruat, Zoti ua pranoftë lutjet e gjithë sakrificën e muajit të shenjtë. Kjo sakrificë këtë vit s’ka qenë fare e lehtë. Larg më të afërmve, larg më të dashurve, larg të zakonshmes. Vetëm me një besim të fortë e të palëkundur, me besim e fortë tuajin, edhe më e pazakontja u bë krejt e zakonshme.
Tani është koha të jemi afër atyre më në nevojë. Ka e do të ketë mjaftë të tillë; veçanarisht tani në këtë krizë. T’u qëndrojmë në krah. Të ndajmë, të kujdesemi, të tolerojmë e të durojmë – të jemi sa më njerëzor. Të japim më të mirën e vetes.
Zoti i bekoftë shtëpitë tuaja e vendin tonë në këtë festë e përtej saj.