Është promovuar “Cikli perandorak në veprën e Kadaresë”

21 tetor 2018 | 12:44

Në ditët e Mitingut të Poezisë, (Festivali poetik – Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”) të mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, studiuesi, profesori universitar e dekani i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës, Kamber Kamberi, ka promovuar studimin monografik “Cikli perandorak në veprën e Kadaresë”.

Në këtë promovim me kumtesa të ndryshme u paraqiten para audiencës së pranishme: Emin Kabashi dhe Shaban Sinani (kumtesën e tij e lexoi Migena Arllati). Poashtu rreth kësaj monografie të profesor Kamberit, ka pasur edhe shumë diskutime nga njerëz të fushës e pendës siç janë: Anton N. Berisha, Muhamet D. Rogova, Besim Muhadri, Prend Buzhala etj. Këtë studim monografik e ka botuar, shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pete Davidson duket njeri i pafat qëkur është ndarë nga…