Është promovuar romani “E dashura e katër djemve”

15 mars 2022 | 09:54

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, nën organizimin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Gjakovës dhe Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, në prani të një numri të madh artdashësish dhe studentëve të Fakultetit të Filologjisë, është bërë dje promovimi i romanit “E dashura e katër djemve” i autorit Agim Gjakova. Në këtë promovim ishin të pranishëm edhe rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, prorektori për Mësim dhe Çështje të Studentëve, Sazan Kryeziu, dekani i Fakultetit të Filologjisë, Kamber Kamberi si dhe kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, Ruzhdi Sefa.

Për romanin një vështrim ka paraqitur Gentiana Muhaxhiri, ndërsa biografinë e autorit shumëdimensional e ka lexuar Vera Pelaj.

Në këtë promovim të librit u shpreh solidarizimi me popullin ukrainas pas pushtimit rus. Të gjithë të pranishmit mbanin në duar nga një fletë të shtypur me imazhin e flamurit të Ukrainës, me mbishkrimin “Jo luftë, paqe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit…