“Është vend armiqësor ndaj Izraelit,” Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza

10 prill 2026 | 23:54

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përjashton Spanjën nga bordi ndërkombëtar i mbikëqyrjes së armëpushimit në Rripin e Gazës. Netanjahu tha se Spanja është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit.

Në një hap të paprecedent diplomatik, Izraeli përjashtoi përfaqësuesit e Spanjës nga organi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza, që njihet si Qendra për Koordinim Civilo-Ushtarak. Vendimin e bëri të ditur kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin X, ku akuzoi Spanjën për hipokrizi dhe armiqësi ndaj Izraelit.

“Spanja ka shpifur ndaj heronjve tanë, ushtarëve të ushtrisë më morale në botë. Ndaj, kam udhëzuar sot largimin e tyre nga qendra koordinuese, pasi Madridi ka zgjedhur vazhdimisht të rreshtohet kundër Izraelit.”

Tensionet në marrëdhëniet mes dy vendeve kanë arritur kulmin pasi qeveria e Pedro Sanchezit mbylli hapësirën ajrore për avionët luftarakë amerikanë gjatë luftës me Iranin. Kjo lëvizje, së bashku me njohjen e shtetit të Palestinës, u konsideruan nga Tel Avivi si një rreshtim i hapur me armiqtë e Izraelit.

Kjo qendër, e krijuar si pjesë e planit me 20 pika të Donald Trumpit, është jetike për monitorimin e ndihmave humanitare dhe sigurisë. Izraeli pretendon se Spanja ka humbur çdo rol konstruktiv, ndërsa Ministri i Jashtëm Gideon Saar e cilësoi qëndrimin e Madridit si një “anshmëri obsesive anti-izraelite”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e…