“Eskadronët e vdekjes” që nga sot në librari

15 janar 2021 | 11:48

Ditë më parë ka dalë nga shtypi romani “Eskadronët e vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti. Që nga sot, 15 janar, romani do të shpërndahet nëpër librari në Prishtinë.

Në “Eskadronët e vdekjes” autori gërsheton teknikën e romanit historik dhe kronikës si gjini letrare, të cilat i mundësuan t’i ofrojë lexuesit një pjesë të tragjedisë njerëzore që përjetuan shqiptarët gjatë zbatimit të politikës së gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.

Romani bazohet në rrëfime krejtësisht të vërteta dhe pasqyron në mënyrë të shkëlqyer një sintezë të praktikave që përdorte regjimi i Sllobodan Millosheviqit edhe ndaj kundërshtarëve politikë serbë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, me seli në Gjenevë, vendosi të botojë këtë roman më 15 janar 2021, në ditën për të cilën Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur më 16 maj 2019 të jetë Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Përmes njoftimit të saj, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, në veçanti i falënderon mbështetësit e këtij projekti, falë ndihmave financiare të të cilëve romani u botua në gjuhën shqipe dhe është përkthyer në gjuhën angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Milanit, Marco Van Ginkel, ka përjetuar një emocion…