Eskalon debati mes Eman Rrahmanit dhe Golës: Mos më ndërhyj, është fakt që mungon LVV dhe Lista Serbe

03 prill 2026 | 18:11

Në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar debati në mes të deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani dhe nënkryetarit të Kuvendit Ardian Gola.

Kjo pasi Gola i ka ndërhyrë deputetit Eman Rrahmani gjatë fjalës së tij.

Rrahmani ka kërkuar nga Gola që të mos ia ndërpret dhe të mos i ndërhyjë, duke thënë se është fakt i pamohueshëm që LVV dhe Lista Serbe janë duke munguar në sallë.

“Mungesa sot në prezencë për të diskutuar për cmimet, pë rjetën e qytetarëve, është mungesë edhe e LVV-së edhe e Listës Serbe. Shikoni pamjet.. mos ndërhyj, kur të flaës mos më ndërhyjë, mere fjalën”, ka thënë Rrahmani, duke e akuzuar LVV-në edhe për votimin e Sllavko Simiqit.

Pas kësaj Gola ia ka ndërprerë fjalën./Express/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës…