
Eskalon edhe më shumë protesta në Tiranë, fillon djegia e veturave (VIDEO)
13 prill 2019
| 21:36
Fillon djegia e veturave në Tiranë nga protestuesit e opozitës.
Turma e protestuesve para parlamentit, është shpërndarë 3 herë radhazi nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.
Megjithatë protestuesit vijojnë të rezistojnë dhe sapo minimizohet efekti i gazit lotsjellës, rikthehen sërish para parlamentit.
Liderët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi, janë aty, bashkë me protestuesit dhe udhëheqin turmën vazhdimisht drejt parlamentit.
Deri tani raportohet se nga përplasjet polici-protestues, janë plagosur të paktën 5 efektivë, që po vijojnë të marrin ndihmën mjekësore në ambientet spitalore.
Gjithashtu, edhe disa protestues kanë përfunduar në spital, kryesisht për shkak të efektit të gazit lotsjellës./TCh