
Eskalon protesta e veteranëve, policia gjuan gaz lotsjellës
06 qershor 2022
| 11:14
Ka eskaluara protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.
Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë tentuar t’i thyejnë dyert e Kuvendit.
Ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.