
Espanyol qëndron në elitë, Kumbulla: Luftuam deri në fund, bravo ekipit
25 maj 2025
| 15:40
Espanyol mundi 2-0 Las Palmas, rezultat ky që i siguroi qëndrimin në elitë. Pas sfidës, mbrojtësi shqiptar i Espanyol, Marash Kumbulla, nuk ka hezituar të bëjë një postimi në rrjetet sociale.
“Punë, besim dhe zemër. Luftuam deri në fund…dhe ia dolëm!! ???? Faleminderit, papagaj!”, ka shkruar Kumbulla.
Kujtojmë që kartoni i Kumbullës zotërohet nga Roma, skuadër në të cilën ai do rikthehet.