Estonia i jep mbështetje rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së

01 qershor 2021 | 13:13

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar të martën një takim virtual me homologen e saj estoneze, Eva-Maria Liimets.

Gërvalla ka falënderuar ministren Liimets, për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Estonia i ka ofruar Kosovës në sfera të ndryshme.

Palët kanë vlerësuar se raportet në mes të dyja vendeve janë shumë të mira dhe kanë konsideruar që duhet të thellohet bashkëpunimi bilateral dhe shkëmbimi i përvojave.

Më tutje, ministrja Gërvalla ka njoftuar homologen e saj me prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

“Prioritet i qeverisë sonë është forcimi i sundimit të rendit dhe ligjit, sigurimi i vendeve të reja të punës, reformat në ekonomi, arsim dhe shëndetësi”, ka thënë Gërvalla.

Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme e Estonisë, Eva-Maria Liimets, ka ritheksuar qëndrim mbështetës të shtetit të saj karshi Kosovës. Sipas saj, Estonia do ta përkrah rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar memorandum…