Ethem Çeku marton djalin, falënderon Edi Ramën për urimin e veçantë

29 qershor 2025 | 20:28

Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, ka martuar djalin e tij, Dritin, me Andrrën. Me këtë rast, familja Çeku ka marrë urime nga shumë miq dhe bashkëpunëtorë, përfshirë edhe një mesazh të veçantë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çeku e ka falënderuar Ramën për fjalët e ngrohta.

Falenderimi i plotë i Ethem Çekut:

Faleminderit, Edi Rama

Familja jonë sot kremtoi një ngjarje të veçantë dhe të paharruar: martesën e Dritit me Andrren. Ishte një kënaqësi e veçantë që në këtë festë, përveç miqve e të afërmve, ishin të pranishëm mysafirë që përfaqësojnë periudha të ndryshme të historisë së kombit tonë, si dhe kolegë e bashkëkohës që së bashku po kontribuojmë në ndërtimin e të ardhmes së vendit.

Në këtë ditë gëzimi, familja jonë u nderua veçanërisht nga një mesazh urimi i lartë e i përzemërt nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili me vizionin dhe përkushtimin e tij po bën që Shqipëria dhe kombi shqiptar të fitojnë gjithnjë më shumë respekt dhe vlerësim në botë.

Faleminderit, i nderuar Kryeministër, që me fjalët tuaja të ngrohta e të sinqerta e bëtë edhe më të bukur këtë ditë për familjen tonë. Urimi juaj është një nder dhe një kujtim i çmuar për të gjithë ne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët serbë në bllokadë u kanë bërë thirrje njerëzve të…