Etnik Brruti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit

29 maj 2026 | 13:15

Etnik Brruti është lojtar i ri i Hajdukut të Splitit. 22-vjeçari është transferuar nga Malisheva si lojtarë i lirë, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me gjigantin kroat.

Te Hajduku ai do të luajë krah bashkëkombësve të tij si Adrion Pajaziti dhe Ron Raçi.

Brruti më parë ka përfaqësuar grupmoshat e reja të Kosovës, ndërsa për U21 të Kosovës ka luajtur tetë ndeshje. Ishte edhe kapiten i Kosovës U21, por më pas kishte vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë. Me U21 të Shqipërisë, Brruti ka realizuar dy gola në tetë ndeshje. Ai ishte ftuar nga selektori brazilian Sylvinho te Shqipëria A. Vlera e Brrutit në “transfermarkt” është 550 mijë euro.

Brruti i ka kaluar katër vjet te Malisheva duke i zhvilluar 119 ndeshje dhe duke realizuar 15 gola dhe 12 asistime. Si pjesë e Malishevës ai e ka ndihmuar skuadrën të kualifikohej në garën evropiane të Ligës së Konferencës për tri vjet rresht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 6, Albana Bytyqi,…