Eugen Cakolli jep disa nga skenaret pas përfshirjes së votave nga diaspora, me sa deputetë mund të përfundojnë partitë?

08 qershor 2026 | 21:53

Eugen Cakolli nga KDI, ka dhënë në ‘Pressing” të T7 skenarët pas numërimit të votave të diasporës.

Ai tha se në rastin më të mirë për LVV mund t’i fitojë 5 deputetë më shumë, që do t’ia humbte 2 PDK-së, 2 LDK-së dhe 1 AAK-së.

Por, ai tha se zakonisht LVV shkon në 65 deri në 70% të votave të diasporës që i bie deri në 52 deputetë.

“LVV nuk është që përformon më mirë se 65% në diasporë, në rast se mbetet aty VV mbetet me 52 deputetë, PDK  22, LDK 19 dhe AAK 7. Ajo që nuk ndryshon është që AAK do ta humb një deputetë pas numërimit të votave të diasporës”, ka thënë Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit…