EULEX-i bastis shtëpinë e ish-bashkëluftëtarit të Calit

14 shtator 2023 | 09:31

Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t janë duke bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Sipas burimeve, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Burimet gjithashtu pretendojnë se supozohet se  do të ketë edhe arrestime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kundërshtoi planet e…