
EULEX-i prezanton raportin e monitorimit në drejtësi
Misioni i EULEX-it sot ka prezantuar e raportin e dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Me këtë rast, shefi i këtij misioni, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë me dije se EULEX-i nuk mund të ndërhyjë direkt në procedurat gjyqësore, por mund të ofrojë rekomandime.
Sipas tij, monitorimi mund të jep rezultate vetëm nëse ka bashkëpunim të mirë. “Monitorimi mund të funksionojë dhe të japë rezultat vetëm nëse ka bashkëpunim. Për shkak të këtij bashkëpunimi deri më tani kjo karakteristikë e funksionimit të fuqishëm është duke shkuar mirë. Monitorimi e përfshin tërë zinxhirin e gjyqësisë. Ne monitorojmë edhe shërbimet korrektuese. Monitorimi i drejtësisë i bërë nga EULEX-i bëhet në çështjet sistemike dhe tematike. Kemi ekspertë të dedikuar që analizojnë fusha tematike, korrupsionin, krimet e luftës, dhunën në baza gjinore”, ka deklaruar shefi i EULEX-it.