EULEX mbështet qëndrimin e BE-së pas sulmeve të pushtetit ndaj Supremes: Pavarësia e gjyqësorit të garantohet

16 korrik 2025 | 19:12

Shefi i EULEX’it, Giovanni Barbano, ka dalë në mbështetje të plotë të ambasadorëve të huaj në Kosovë, pasi që këta të fundit kanë bërë thirrje ndaj pushteti që të mos e sulmojë sistemin gjyqësor.

Barbano ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit është një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe se i tillë, ai duhet të garantohet.

‘‘E mbështes plotësisht qëndrimin e Shefave të Misioneve të BE-së. Pavarësia e gjyqësorit mbetet një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe duhet të garantohet’’, ka shkruar ai në postimin e tij.

Ndryshe, sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ndërhyrjet e pushteti në këtë sistem janë të papranueshme.

“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav.

Mbështetje Orav i kanë dhënë edhe ambasadorët e tjerë, si ai gjerman Jorn Rohde, dhe ai francez, Olivier Guerot.

Sulmet ndaj Supremes filluan pasi kjo gjykatë  morri vendim për shfuqizimin e udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, s’u prit aspak mirë nga partia Vetëvendosje. Pas kësaj, anëtarë të kësaj partie filluan sulmet ndaj sistemit gjyqësor duke kundërshtuar vendimin e supremes, deri sa edhe vetë Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, doli me reagim ku vendimi i Supremes u cilësua si vendim i pabazuar dhe që i njëjti përben interpretim të njëanshëm./Periskopi

POSTIMI I PLOTË

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt…