“Eurobasket” zbulon më të mirët e vitit në Kosovë

14 maj 2019 | 10:58

“Eurobasket” e ka zgjedhur ekipin më të mirë të sezonit 2018/19 në kampionatin e Kosovës në basketboll i cili përfundoi javën që shkoi.

Në fakt, uebfaqja e njohur evropiane e basketbollit përzgjedhjen e ka bazuar në paraqitjet e basketbollistëve dhe statistikat e tyre gjatë sezonit që po lëmë pas. Në këtë pesëshe i shohim tre basketbollistë të kampionit të ri të Kosovës, Prishtinës dhe dy të finalistit dhe mrekullisë së sezonit, Rahovecit.

Dardan Berisha është shpallur MVP i finales, lojtar i vitit, organizator i vitit dhe lojtari më i mirë vendor. Goditësi i vitit është shpallur Fred Richardson III i Rahovecit. Ky i fundit është shpallur edhe lojtari më i rëndësishëm për ekipin e vitit. Qendra e vitit është zgjedhur Khalid Boukichou (Prishtina-Nancy), kurse lojtari më i mirë defansiv Mikaile Tmusiq (Prishtina). Ndërkohë Damir Mulaomeroviq, pasi e udhëhoqi Prishtinën drejt triumfit në të dy frontet, u shpall trajneri i vitit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit…