
EuroBasketi në Pejë
07 korrik 2025
| 13:50
Qyteti i bukur i Pejës do të jetë mikpritës i FIBA U16 Women’s, EuroBasket Divizioni C. Kjo është hera e parë që një Evropian zhvillohet në Pejë. Në këtë garë shumë të rëndësishme do të marrin pjesë tetë kombëtare, që janë të ndara në dy grupe. Eventi do të organizohet nga 8 deri më 13 korrik.
Vashat e Kosovës U16 janë në Grupin B, ku do të përballen me Maltën, Shqipërinë dhe Moldavinë. Dardanet e reja kanë nevojë për përkrahjen nga publiku në Pejë, në mënyrë që të kenë paraqitje sa më dinjitoze për këtë Evropian.
Basketbollistet e reja të Kosovës janë stërvitur intensivisht për paraqitje sa më të mira. Edicionin e fundit e kishte fituar Azerbajxhani, me një fitore në finale ndaj Qipros.