
Eurodeputeti austriak: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar
01 prill 2021
| 09:43
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl në pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani. Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai në “Twetter”.