Eurodeputeti gjerman: Mohimi i vizave për Kosovën, gabim i BE-së

04 prill 2020 | 18:16

Anëtari i Parlamentit Europian, Reinhard Bütikofer, që vjen nga Partia e Gjelbër e Gjermanisë ka kritikuar BE-në për mohimin e lirisë së lëvizjes ndaj kosovarëve.

Ai ka thënë se ky është një gabim i madh po aq sa edhe vonimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Mohimi i vizave për Kosovën është një gabim i BE-së dhe po aq marrëzi sa edhe moshapja e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Tabelat e shumëzimit të gjeopolitikës ende nuk janë mësuar”, ka shkruar ai në Twitter, duke shpërndarë një shkrim të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që kritikon neglizhencën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe thotë se këtë po e shfrytëzon SHBA-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kërkesës drejtuar Qendrës së Studentëve, Paqja Studentore po vazhdon…