Eurodeputeti holandez: Pas heqjes së masave ndaj Kosovës të procedohet aplikimi për vend kandidat në BE

18 dhjetor 2025 | 11:57

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian (BE) për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës dhe njoftimit se ato do të hiqen plotësisht në fund të janarit 2026, së bashku me lirimin e një grupi të dytë të mjeteve financiare.

Përmes një postimi në platformën “X”, Reuten ka uruar Kosovën për këtë zhvillim dhe ka theksuar se ky hap i jep mundësinë vendit të rifillojë rrugën drejt integrimit evropian.

“Më në fund, urime Kosovë. Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të rifillojmë rrugën evropiane të Kosovës. Të radhës: të përpunojmë kërkesën e anëtarësimit që ka mbetur pezull prej vitesh”, ka shkruar eurodeputeti holandez.

Ky reagim vjen pas disa javësh masash të pezulluara nga Bashkimi Evropian, duke u konsideruar një lajm pozitiv për përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, ka vendosur të…