Eurodeputeti kapet në orgji homoseksuale me 25 burra në Bruksel

02 dhjetor 2020 | 08:28

Një eurodeputet hungarez i partisë anti-gay të kryeministrit Viktor Orban ka dhënë dje dorëheqje pasi u kap nga policia në një orgji ilegale, kryesisht homoseksuale në Bruksel.

Jozsef Szajer, anëtar i partisë hungareze në pushtet Fidesz, ishte përpjekur të largohej nga orgjia masive nga një dritare, teksa policia bastisi ambientet të premten, për shkelje të rregullave të koronavirusit.

Pas kapjes nga policët ai pretendonte imunitet diplomatik, sipas mediave dhe, në fakt, u la i lirë vetëm me një paralajmërim.

Në ambientet e festës ilegale të seksit u gjetën edhe drogë, ndërsa në çantën e Szajer kishte disa tableta ekstazi, për të cilat ai tha se ‘nuk e dinte si kishin përfunduar aty’.

Mediat belge raportonin se të gjithë pjesëmarrësit në festë ishin “të zhveshur” dhe mes tyre kishte disa diplomatë evropianë, të cilët nuk janë identifikuar.

Szajer dha dje dorëheqje, dy ditë pasi partia e tij tentonte ta mbronte, duke thënë se po kalonte “tensione mendore”.

“Një gazetë belge dha sot lajmin për një festë shtëpie në Bruksel ku unë po merrja pjesë”, tha ai në një deklaratë për shtypin hungarez.

Ai shtoi: “Policia më kërkoi identitetin, sepse nuk kisha kartën me vete dhe i thashë se jam anëtar i Parlamentit Evropian. Ata më proceduan, më dhanë një paralajmërim verbal dhe më sollën në shtëpi.

“Nuk kam përdorur droga dhe u ofrova të bëj menjëherë testin, por ata nuk ma kërkuan. Policia tha se ishin gjetur tableta ekztazi, që nuk janë të miat. Më vjen keq që kam thyer rregullat e grumbullimit. Kjo është përgjegjësia ime dhe pranoj penalizimin për këtë”.

Raportimet thoshin, gjithashtu, se Szajer kishte tentuar të largohej nga vendngjarja duke dalë nga një dritare dhe duke rrëshqitur në një tub shkarkimi, kur dhe u lëndua e u kap nga policia.

Disa diplomatë evropiane ishin kapur në festën sekrete homoseksuale e cila po zhvillohej në katin e dytë të ndërtesës, mbi një kafene.

Të gjithë pjesëmarrësit raportohet se u liruan vetëm me një paralajmërim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë…