
Euroliga ndryshoi emblemën dhe emrin e garës
Sot (e martë), 1 korrik, Euroliga zyrtarisht i ka dhënë fund bashkëpunimit me kompaninë Turkish Airlines, i cili zgjati 15 vjet, kështu që nga tani e tutje logoja e garës më të fortë evropiane do të qëndrojë vetëm me emrin e saj – Euroliga. Faqja zyrtare e Euroligës ka njoftuar ndryshimin me anë një postimi në rrjetet sociale.
“Euroliga e Basketbollit njofton me krenari fillimin e një epoke të re dhe të guximshme, në të cilën hyn me një identitet të ri ‘të pastër’ për garën e saj më të fortë, Euroligën”.
“Ky evolucion strategjik nënkupton gjithashtu fundin e një partneriteti të gjatë me kompaninë Turkish Airlines, e cila ka qenë sponsori kryesor që nga viti 2010”, thuhej në njoftim.
Organizata tha se pas 25 vitesh zhvillimi të vazhdueshëm, Euroliga po hyn në një fazë transformuese të rritjes së përshpejtuar.
Euroliga, duke falënderuar partnerin turk për një nga bashkëpunimet më të suksesshme, theksoi se kompania Turkish Airlines ndihmoi në formësimin e Euroligës moderne.
Udhëheqësit e Euroligës njoftuan gjithashtu se me një vizion të ri strategjik dhe një plan emocionues për vazhdimin e udhëtimit, organizata dëshiron të lërë një gjurmë më të madhe globalisht.
Gjithashtu, ata duan të thellojnë përfshirjen e tifozëve në garën e tyre dhe t’u ofrojnë vlerë deri më tani të pakrahasueshme klubeve, partnerëve dhe mbështetësve.