Europa heq izolimin nga sot/ Jeta vazhdonë pa kontakte sociale?

04 maj 2020 | 09:49

Evropa sot po përgatitet për një lehtësim të masave pas të dhënave se pandemia mund të ngadalësohet.

Spanjollët u mblodhën në rrugë të shtunën për të vrapuar apo duke dalë me bicikletë, për herë të parë pas 48 ditësh në izolim, ndërsa Italia do të fillojë gradualisht të zbutë masat e rrepta të bllokimit nga nesër.

Më shumë se 242,000 njerëz kanë humbur jetën nga virusi dhe 3.4 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën nga virusi, i cili ka lënë gjysmën e njerëzimit nën izolim dhe çoi në rënien më të madhe të ekonomisë globale, që pas Depresionit të Madh.


Ndërsa të dhënat flasin se virusi po vihet nën kontroll, një pjesë e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara kanë filluar të heqin kufizimet në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë dhe për të lehtësuar presionin e popullsisë nga izolimi.

Pas 2 muajsh nën izolim, Italia do të lejojë nesër që njerëzit të shëtisin nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit. Restorantet do të hapen për shërbimin ‘delivery’ dhe dyqanet mund të rihapin qepenat.

“Duhet të ruajmë distancimin fizik, nivelet maksimale të higjienës dhe të mbajmë maska. Kemi bërë maksimumin me aftësitë tona. Nga e hëna, varet nga ju”, tha zyrtari italian përgjegjës i Urgjencës, Domenico Arcuri.

Dhe në Hungari, disa dyqane dhe muze, restorantet e hapura dhe hotelet, plazhet do të rihapen nga e hëna, por kufizimet do të mbesin në kryeqytetin e Budapestit, i cili ka regjistruar rreth 70% të rasteve të vendit.

Gjermania gjithashtu do të vazhdojë lehtësimin e saj në fillim të javës, ku pritet të rihapen shkollat në disa zona, ndërsa Sllovenia dhe Polonia do të lejojnë që disa biznese dhe hapësira publike të jenë sërish në shërbim të qytetarëve.

Franca ka thënë se do të heqë pjesërisht bllokimin e saj më 11 maj, përfshirë rihapjen e shkollave fillore.


Diku tjetër në Evropë, Sllovenia dhe Polonia do të lejojnë që hapësirat publike dhe bizneset të rihapen pjesërisht.

Me ekspertët e shëndetit që paralajmërojnë se mund të ketë një valë të dytë, qeveritë po i qëndrojnë masave për të kontrolluar përhapjen e virusit dhe po rrisin numrin e testimeve.

Maska për fytyrën do të jetë e detyrueshme në transportin publik duke filluar nga e hëna në Spanjë, po ashtu edhe në Belgjikë, Portugali dhe në Francë.


Në Belgjikë mësimi do të fillojë nga 18 maji, më 11 maj do të hapen thuajse të gjitha dyqanet, ndërsa restorantet më 8 qershor.

Portugalia vendosi që nesër të hapë parukeritë, ndërsa shkollat fillore, muzetë, baret dhe restorantet do të hapen më 18 maj, për kinematë u caktua 1 qershori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një valë masive të infektuarish me koronavirus po shpërthen në…