“Eva, tokësorja” dhe “Rrënjët e pashkëputura: rrëfimet e babës” përkthehen në gjuhën angleze

14 dhjetor 2025 | 19:51

Prof. Gresa Shaqiri

Të nderuar të pranishëm, dashamirë të librit,
Të dashur familjarë, kolegë,
E dashur Hana,
Sot, për mua, nuk është thjeshtë një ditë promovimi. Për mua sot është një ditë mirënjohjeje, një ditë rikthimi, reflektimi dhe mbi të gjitha, një ditë nderimi për dy botë krejt të ndryshme: njëra që flet për Even e lashtësisë dhe tjetra që sjell përjetimet e babait, dy botë që, megjithatë, mbeten thellësisht njerëzore. Dhe se unë pata kënaqësinë dhe privilegjin që t’i përkthej këto dy kryevepra nga gjuha shqipe në gjuhën angleze.
Që në faqet e para të librit “Rrënjët e pa shkëputura – rrëfimet e babës”, e kuptova se nuk po lexoja thjesht një narrativë familjare… hyja në një jetë të vërtetë. Po ndjeja përmes fjalëve; dhimbjen, mërgimin, sakrificat, luftën, humbjet dhe qëndresën e zotri Rrustemit; një babai, bashkëshorti, vëllai e djali, që përmes rrëfimit të tij mban mbi supe të gjithë historinë e popullit tonë.
Përkthimi i këtij libri për mua ishte detyrë jo e lehtë, dhe me shumë përgjegjësi: të ruaj zërin, dhimbjen, por edhe krenarinë e një gjenerate që nuk u thye kurrë… pavarësisht stuhive.
Në çdo rresht pashë një Kosovë që e njohim të gjithë – Kosovën që ka vuajtur, por edhe Kosovën që nuk e lanë të shuhej.
Në anën tjetër, “Eva, tokësorja”, më futi në një botë krejt tjetër: në botën e gruas, gruas biblike, gruas historike, gruas bashkëkohore, gruas së paprekshme e të pathyeshme… Më futi në botën e Evës që ecën nëpër shekuj dhe ndryshon formë, kohë, rrethana, por kurrë thelb.
Në këtë libër gjeta pyetjet e heshtura të çdo gruaje, dhimbjen që nuk është shkruar vetëm në vargje, por në mijëra jetë. Ndërsa përkthimi i tij ishte një udhëtim i gjatë emocional – sepse çdo strofë më shponte, çdo metaforë më kujtonte një të vërtetë që shpesh nuk guxojmë ta themi me zë.
Dy librat janë shumë të ndryshëm, por kanë një të përbashkët; përjetimet njerëzore — janë ato që mbajmë brenda vetes, ato që trashëgojmë, dhe ajo se kush ishim dhe kush bëhemi.
Për mua, përkthimi nuk ishte vetëm zëvendësim i thjeshtë fjalësh apo gjetje e një ekuivalenti nga shqipja në anglisht. Për mua kjo ishte një përpjekje e vazhdueshme për të ruajtur zemrën dhe përjetimin e librave; frymën, peshën emocionale dhe shpirtërore, dhimbjen, lumturinë, heshtjet.
Shpesh më dukej se nuk po përktheja; por se po përjetoja atë që kanë përjetuar këta dy personazhe. Po ecja krah për krah me rrëfyesin e librit të parë, sikur të isha pranë tij në mullirin e Mushtishtit, në rrugët e Gjermanisë, dhe përgjatë kthimit në shtëpi pas luftës.
Dhe po aq shpesh kam ndier se po flisja me Even – atë që sfidoi, gaboi, u gjykua, u rrëzua, u ringrit, që kërkoi veten dhe që vazhdon ende edhe sot.
Sot jam mirënjohëse që këto dy vepra gjetën udhën për te lexuesi.
Jam veçanërisht mirënjohëse për Hanën, autoren, sepse ky është bashkëpunimi ynë i tretë me radhë, dhe sërish është bashkëpunim i frytshëm. Faleminderit për besimin dhe për këtë udhëtim të bukur letrar.
Faleminderit nga zemra.

May be an image of text that says 'romovim romovimilibrave: i librave: ShanTE pa shkeputura (rrefimet pashkieputura(rifimetebabesy" e babes)" dhe he "Eva, tokësorja" Eva, Eve artati the artaly Be 0 시지품 Autore:MihaneHoxha Autore: Mihane Hoxha 10 dhjetor 2025, Prishtine'

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare…