Evertoni e fiton ndeshjen e fundit në ‘Goodison Park’

18 maj 2025 | 16:13

Evertoni ka arritur të mposhtë Southamptonin në Premierligë.

Loja ka përfunduar me rezultat 2:0 në favor të bluve nga Liverpooli.

Të dy golat i realizoi Iliman Ndiayes, në minutën e 6-të, përkatësisht në të 45-tën.

Kjo do të jetë fitorja e fundit e skuadrës së drejtuar nga David Moyes, në stadiumin e tyre ikonik “Goodison Park”.

Everton nga edicioni i radhës do të luajë në stadiumin e tyre të ri “Hill Dickinson”.

Me këtë fitore Evertoni, mbetet në pozitën e 13-të në Premierligë, me 45 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinëështë…