Evertoni me ofertë ambicioze për transferimin e Agueros

02 maj 2021 | 10:31

Klubi anglez, Evertoni është i fundit që i është bashkuar garës për transferimin e yllit argjentinas të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Aguero është duke luajtur ndeshjet e fundit me Cityn, pasi nuk ka marrëveshje rinovimi me klubin nga Etihad dhe pritet të largohet në verë.

Shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas transferimit të sulmuesit argjentinas, i cili njihet si golashënues i lindur.

Sipas mediumit britanik The Daily Star, Evertoni po planifikon një ofertë ambicioze për transferimin e Sergio Agueros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut…