Evra: Noel Le Gret i tha Deshampit, merri këta majmunë dhe shko në Afrikë

30 shtator 2020 | 14:04

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patric Evra ka thënë disa deklarata shokuese në lidhje me atë çfarë ndodhi tek kombëtarja e Francës në vitin 2010. Sipas Evras tek Franca ka pasur shumë racizëm.

“Jam i detyruar t’i përgjigjem Noel Le Gret (Presidenti i Federatës franceze të futbollit) pasi ai e di shumë mirë se çfarë ndodhte tek ne. E di ju se sa letra me mesazhe raciste kemi marrë? Një herë ai i pati thënë trajnerit Deshamps në atë kohë që merri këta majmunët dhe shko në Afrikë. Po ne i kemi fshehur këto fakte, por unë kam parë disa. Madje shpesh na vinin dhe kuti të mbushura plot me jashtëqitje. E njëjta që ndodhte edhe kur hanim dreka apo darka me ekipin”, ka thënë Evra.

“Ne të gjithë kishim vendet tona, por sa herë që vinte presidenti unë përfundoja në fund të tavolinës së bashku me Sagnan dhe Sakhon. Ai preferonte më mirë të ulej pranë dhe të dilte në foto me Hugo Lorisin dhe Laurent Koscielny se sa me ne”, ka deklaruar Evra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…