Evropa e bashkuar para takimit të Trumpit me Putinin për Ukrainën

14 gusht 2025 | 08:17

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim. Rusia vazhdon të bombardojë.

Jubileun e 100 ditëve në pushtet në fakt kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz e kishte imagjinuar diku tjetër: Në vend që të shodhet në sezonin e pushimeve ai del në ofensivë intensive diplomatike lidhur me çështjen e luftës dhe paqes. Të premten në Alaskë zhvillohen bisedimet ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të SHBA-së Donald Trump për të ardhmen e Ukrainës – por pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe të Europës. Kancelari Merz përpara këtij takimi donte të apelonte për arsyen dhe ftoi në një diskutim përgatitor në video-konferencë në Berlin.

Të ftuar ishin disa kryetarë shtetesh dhe qeverishë të BE-së, të ftuar nderi nga Komisioni i BE-së dhe NATO: presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj, i cili kishte ardhur personalisht në Berlin. Mesazhi i tij: “Ne duam paqe për Europën dhe për botën.” Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe garanci sigurie për vendin e tij, theksoi ai më tej.

Kancelari Merz: “Shpresë për një paqe në Ukrainë”

Misioni i nismës Merz: Të tregohet unanimitetit kundër Vladimir Putinit, i cili prej vitesh po bën një luftë të përgjakshme kundër Ukrainës dhe deri tani nuk do t’ia dijë as për armëpushim dhe as për paqe në rajon. Dhe: Ta frentonte presidentin e SHBA-së për lëshime të pa konsultuara ndaj Rusisë.

“Në Alaskë duhet të mbrohen interesat thelbësore europiane dhe ukrainase të sigurisë”, theksoi kancelari. “Ka shpresë për lëvizje drejt një paqeje në Ukrainë”, kështu e formuloi Friedrich Merz.

Trump dëshiron së shpejti një takim tresh me Zelenskjy dhe Putin

Presidenti Trump tha që përpara takimit virtual në Berlin, se ka përshtypjen që europianët duan të shohin një “deal”. Ai gjithashtu deklaroi, se pas bisedimeve të tij me Putin në Alaskë shumë shpejt mund të ketë një takim tresh. Megjithatë ende kjo ende nuk është vendosur.

Trump do të rrisë presionin ndaj Putinit, por ka pak për të ofruar. Ai vërtetë dëshiron patjetër paqe dhe i ka kufizuar ndjeshëm furnizimet me armë për Ukrainën. Njëkohësisht ai nuk mund të negociojë për lëshime territoriale. Kjo mund të bëhej vetëm me europianët dhe në radhë të parë vetëm me miratimin ukrainas.

“Shkëmbimi i territoreve” – një opcion?

Presidenti i SHBA-së ditët e fundit vazhdimisht ka përmendur një “shkëmbim territoresh”. BE-ja dhe Ukraina e kanë të qartë, që Rusia nuk do t’i kthejë territoret e pushtuara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte së fundi ka thënë: “Ne duhet të marrim parasysh n ëkëtë moment, që Rusia kontroll një pjesë të territorit ukrainas.”

Në çështjen territoriale është e rëndësishme të bëhet dallimi mes një njohjeje “de facto” dhe “de jure”, tha Rutte. Një ujdi mund të përcaktonte që Rusia faktikisht i kontrollon territore të caktuara, por pa u pranuar ligjërisht ky kontroll.

Ukraina është e gatshme për bisedime lidhur me çështje territoriale, thuhet në Berlin. Por si pikënisje duhet të shërbejë linja aktuale e kontaktit, pra vija e frontit. “Një njohje ligjërisht e pushtimit rus nuk shtrohet për diskutim”, theksoi Merz.

Putin i palëkundur – nuk ka lëshime

Aktualisht Rusia ka nën kontroll të plotë ose pjesërisht një të pestën e territorit të Ukrainës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi të mërkurën (13.08.2025), se Rusia nuk do të tërhiqet nga territoret në Ukrainë, që i ka nën kontroll plotë. Ndër to bëjnë pjesë Luhansk, Donjeck, Zaporishja, Kerson. Krimenë ai nuk e përmendi. Gadishullin Rusia e aneksoi më 2014 përkundër së drejtës ndërkombëtare. Samiti në Berlin është thjeshtë “ia parëndësishëm” u tha më tej. /DW

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë analizuar okupimin izraelit të…