Evropa kërkon përfshirje në çdo plan paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë
Evropianët duhet të jenë pjesë e çdo nisme për të ndërmjetësuar paqen mes Ukrainës dhe Rusisë, thanë diplomatët kryesorë të kontinentit pas raportimeve për një plan ShBA-Rusi që thuhet se favorizon Kremlinin.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se mirëpret çdo “përpjekje kuptimplote” për t’i dhënë fund luftës, por theksoi se plani duhet të përfshijë Ukrainën dhe Evropën, shkruan Guardian.
“Putin mund ta përfundonte këtë luftë menjëherë nëse do të ndalonte së bombarduari civilët dhe së vrarë njerëzit… Ne i mirëpresim të gjitha përpjekjet kuptimplote… por ajo duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme. Kjo do të thotë gjithashtu se ukrainasit, por edhe evropianët, pajtohen me këtë.”
Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se “të gjitha negociatat rreth një armëpushimi… mund të diskutohen dhe negociohen vetëm me Ukrainën. Dhe Evropa do të duhet të përfshihet.”
Sipas draftit të publikuar të planit të paqes SHBA-Rusi, Ukraina do të detyrohej të dorëzonte territor dhe t’i jepte Rusisë kontroll të paprecedentë mbi sovranitetin e saj politik dhe ushtarak.
Ministri i jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, theksoi se paqja nuk mund të nënkuptojë kapitullim. “Parimi i paqes duhet të fillojë me një armëpushim në vijën e kontaktit… Por ajo që shohim sot është se Rusia dhe Vladimir Putin janë një pengesë për paqen”.



