
Evropa regjistron 400 mijë viktima me koronavirus
29 nëntor 2020
| 12:24
Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të lirohen nga kufizimet apo masat e izolimit.
Tetë muaj prej kur është shpallur pandemia, autoritetet evropiane kanë konfirmuar 400,949 viktima me koronavirus, bazuar në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Pesë shtetet që kanë raportuar më së shumti vdekje janë: Mbretëria e Bashkuar (57 551), Italia (53 677), Franca (51 914), Spanja (44 668), dhe Rusia (39 068).