Evropa regjistron 400 mijë viktima me koronavirus

29 nëntor 2020 | 12:24

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të lirohen nga kufizimet apo masat e izolimit.

Tetë muaj prej kur është shpallur pandemia, autoritetet evropiane kanë konfirmuar 400,949 viktima me koronavirus, bazuar në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Pesë shtetet që kanë raportuar më së shumti vdekje janë: Mbretëria e Bashkuar (57 551), Italia (53 677), Franca (51 914), Spanja (44 668), dhe Rusia (39 068).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 30 pjesëtarë afganë të sigurisë janë vrarë si…