Evropa sërish shënon rritje infektimesh

08 prill 17:04

Polonia do të zgjasë kufizimet e COVID-19 deri në 18 prill, ndërsa vendi lufton për të përballuar një valë të tretë të infeksioneve.

Situata në spitale është shumë e vështirë dhe rrezikon që të shkojë drejt kolapsit. Një numër rekord prej afro 34 700 pacientësh po trajtohen në spitalet për Covid-19.

Polonia ka gati 2.5 milion raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, dhe pothuajse 55,000 vdekje. Qeveria po shpejton shpërndarjen e vaksinave të vendit. 12.1% e popullsisë deri më tani kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërsa Gjermania përpiqet të trajtojë një valë të tretë të rasteve COVID-19  , kancelarja Angela Merkel ka mbështetur vendosjen e një izolimi të shkurtër kombëtar. Sistemi shëndetësor është nën presion të madh pasi numri i pacientëve në repartet e  kujdesit intensiv është rritur më shumë krahasuar me një muaj më parë. Gjermania numëron 2.9 milion të infektuar dhe 78 mijë vdekje.

Ministri grek i arsimit Niki Kerameus njoftoi se të gjitha shkollat ​​e mesme në të gjithë Greqinë do të hapen në 12 prill. Në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit në shkollat ​​e mesme të Greqisë, të gjithë studentëve dhe mësuesve do t’u kërkohet të kryejnë vetë-teste për Covid-19, të cilat janë në dispozicion falas në farmacitë në të gjithë vendin.

Numri i përgjithshëm i pacientëve që trajtohen në intubim, arriti në 749. Kjo shifër është më e vogël se ajo e pacientëve që i nënshtrohen trajtimit intensiv. Ndërkaq numri  i të infektuarëve vijon të mbetet i lartë me gati 3445 raste duke kapur një total prej 285 mijë të infektuar dhe 8607 kanë humbur jetën deri më tani./Klan News/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Abdullahu,…